E LIDHUR ME FUTBOLLISTIN 20-VJEÇAR/ Reagon ashpër deputetja shqiptare: Racista që villni veç urrejtje – AlpeGossip
E LIDHUR ME FUTBOLLISTIN 20-VJEÇAR/ Reagon ashpër deputetja shqiptare: Racista që villni veç urrejtje

E LIDHUR ME FUTBOLLISTIN 20-VJEÇAR/ Reagon ashpër deputetja shqiptare: Racista që villni veç urrejtje

Aktorja dhe së fundmi deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër pas komenteve të shumta negative në rrjetet sociale për lidhjen e saj me futbollistin me ngjyrë Keith Groeneveld.

“Ketu duhet te komentojne vetem racistat! Vjellni ne komente mos u kurseni, se ne postet tjera qe po i postoj nuk ka t’boj me komentet qe po i shkruani.

Komentuesit me komentin ma te rande ja qes ni kafe! Ju pershendes nga zemra! Para se te paragjykoni, kujtojeni Krijuesin tone, nese shani nje njeri ju e keni sha Krijuesin e juj. Prej dashnise nuk ka asnje te keqe, dashnia osht bekim dhe motiv per gjithsecilin prej nesh!

Sa ma shume dashni e ma pak urrejtje i bon mire secilit shpirt dhe paqe e miresi do te kete gjithmone ne zemrat e juaja”, shkruan ajo.

Kujtojmë që Matoshi, nënë e tre fëmijëve, u lidh me futbollistin e Prishtinës pas divorcit. Ajo është 41 vjeçe, ndërsa Keith vetëm 22 vjeç.