BENIADA E QUAJTI TË LIGË/ Monika: Mungesën e etikës nuk e toleroj… – AlpeGossip
BENIADA E QUAJTI TË LIGË/ Monika: Mungesën e etikës nuk e toleroj…

BENIADA E QUAJTI TË LIGË/ Monika: Mungesën e etikës nuk e toleroj…

Spektakli i kësaj të premte ka nisur maratonën e tij.

Një nga ngjarjet që u komentua mbrëmjen e sotme ka qenë edhe përplasja mes Monikës dhe Beniadës.

Beniada e ka akuzuar aktoren për ironizimet pasi publiku e shpëtoi atë nga nominimi.

‘’Të pash çfarë mimike bërë kur publiku më shpëtoi, unë të flas dhe ti kthen kurrizin. Je grua e ligë’’,-ka thënë Beniada.

Gjatë spektaklit Monika theksoi se shkeljen e etikës në komunikim nuk do ta tolerojë në asnjë moment të kësaj eksperience.

‘’Të më thuash mua grua e ligë është shumë e rëndë. Unë etikën e kam shumë të rëndësishme dhe shkeljen e saj nuk do ta lejoj në asnjë moment. Do të dëshiroja që mes banorëve të kemi pak kujdes. Unë e di se Beniada është rritur jashtë shtetit dhe shumë fjalë nuk i kupton’’,- tha Monika.