Pas puthjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Big Brother mes DJ PM dhe Sarës, kjo e fundit në një debat me Fifin ka shpërthyer në lot. Ka qenë këngëtarja që akuzoi Sarën se po luan me banorin Pajtim Krasniqin.
Pas këtyre fjalëve, blogerja shqiptare u prek dhe nisi të shprehte mllefin e saj, e më pas shpërtheu në lot.
“Mos më akuzoni se po bëj lojë me atë çunin, dje u ndjeva ashtu dhe u shpreha, teksa tani ndihem kështu”, u shpreh Sara.