“MUND TË TA MARR BURRIN NËSE DUA”/ Zbuloni VIDEON e Beatrix që po bën namin në rrjet – AlpeGossip
“MUND TË TA MARR BURRIN NËSE DUA”/ Zbuloni VIDEON e Beatrix që po bën namin në rrjet

“MUND TË TA MARR BURRIN NËSE DUA”/ Zbuloni VIDEON e Beatrix që po bën namin në rrjet

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, prej disa ditësh ka krijuar një afrimitet të madh me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Madje pasi shprehen pëlqimin për njëri-tjetrin gjatë spektaklit të së martës, ata mbrëmjen e djeshme kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë.

Duket se publiku nuk e preferon aspak këtë çift duke e quajtur Donaldin “tradhtar” dhe sipas tyre tashmë ai nuk ka shanse që të jetë fituesi i “Big Brother VIP”.

“Mund të ta marr burrin nëse dua”/ Zbuloni videon e

Para disa ditësh u shpërnda një koment i bërë në fotografinë e Bora Zemanit, të cilin e kishte shkruar Beatrix para se të hynte në shtëpi, por që mbrëmë ai koment nuk gjendej më.

Ndërsa tani, një video e publikuar nga Beatrix Ramosaj në rrjetin social “TikTok” u bë virale pasi në atë video ishte këngë “Take your man”.

Në videon në fjalë, këngëtarja shfaqet duke kërcyer dhe njëkohësisht duke kënduar: “Unë mund ta marr burrin nëse dua”. E këtë video ndjekësit e kanë shperndarë duke u bërë shumë viral në rrjet.