“TRANSMETON ENERGJI POZITIVE”/ Beniada pjesë e “Procesit Sportiv”, ja çfarë mendon Alesia Bami – AlpeGossip
“TRANSMETON ENERGJI POZITIVE”/ Beniada pjesë e “Procesit Sportiv”, ja çfarë mendon Alesia Bami

“TRANSMETON ENERGJI POZITIVE”/ Beniada pjesë e “Procesit Sportiv”, ja çfarë mendon Alesia Bami

Disa javë më parë Beniada Nishani mori një propozim mjaft të bukur për të qenë pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”. Gjatë transmetimit live të “Big Brother VIP”, atë e nxorën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për pak minuta, për ta dërguar te studio e emisionit sportiv.

Aty ndodhej Edi Manushi me Alesia Bamin dhe me disa të ftuar të tjerë, të cilët ishin mbledhur pikërisht për t’i zbuluar Beniadës se çfarë e priste atë pas përfundimit të aventurës në BB VIP.

Ndërkohë ditën e sotme, Alesia Bami ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku u pyet nëse ishte e kënaqur që modelja seksi do jetë aty.

“Benaidën e kam takuar, ka qenë e ftuar tek E Diell. E kam takuar aty, por nuk kemi pasur një afrimitet shumë të madh. Tani që e ndjek nga ekrani realisht më transmeton një energji shumë pozitive. Është një vajzë shumë e bukur, kështu që ne ja kemi bërë ftesën e shpresojmë ta pranojë, të jetë mes nesh”, tha moderatorja e njohur.

Bota e sportit është e egër dhe së fundmi me shumë vajza që mezi presin që të kenë rubrikat e tyre sportive, këtë kemi vite e vite që e shohim në të gjitha ekranet pothuajse. Dashje e pa dashje edhe ti ke rënë pre e komenteve të ndryshme si anatemojnë vajzat që janë në botën e sportit me fjalë të tipit “se je aty si aksesor, je thjesht kukull”. Për ty çfarë do të thonë këto komente? Si i ke pritur?

Realisht nuk e kuptoj këtë tendencën e vajzave që për të ngritur veten, ulin një tjetër. Është gjëja më e ulët që mund të bënte një njeri. Mendoj se kjo nuk përbën sens. Por unë si Alesia mundohem që të flas pak dhe saktë, të paktën në opinionin tim saktë.

Ndërsa unë si publik nëse shoh një moderatore do të doja që të më qetësonte, të mos ndërpriste të ftuarit, t’i linte të ftuarit ta çonin mendimin deri në fund, të mos më bënin me dhimbje veshësh. Publiku nuk ka nevojë për zhurmues.