ILIRI “MOLLA E SHERRIT?” Si degradoi sherri mes Arjolës dhe Donaldit. Ja çfarë po ndodh në “BB VIP” – AlpeGossip
ILIRI “MOLLA E SHERRIT?” Si degradoi sherri mes Arjolës dhe Donaldit. Ja çfarë po ndodh në “BB VIP”

ILIRI “MOLLA E SHERRIT?” Si degradoi sherri mes Arjolës dhe Donaldit. Ja çfarë po ndodh në “BB VIP”

Prej ditësh nuk kanë fund debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP”, këtë herë debati agravoi mes Donaldit dhe Arjolës.

Por çfarë ndodhi dhe si nisi “sherri” mes dy konkurentëve në “Big Brother”?

Dy banorët kishin marrdhënie të mira me njëri-tjetrin, deri kur para dy javësh patën një sherr të vogël, ku Donaldi i kërkonte Arjolës arsyetim pse nuk shpëtoi Beatrixin nga nominimi pas situatës që ndodhej, por shpëtoi Ilirin.

Gjithashu në prime-n e së premtes dy konkurentët u përplasën keq pasi Donaldi mendon se Arjola e mbron Ilirin pa arsye dhe mbrohet pas hijes së tij duke humbur lojën e saj, shkruan Alpegossip.al

Pas kësaj Donaldi u shpreh se nuk do fliste me Arjolën, por një natë pas prime ata u kapën keq duke e degravuar më rëndë sherrin mes tyre dhe duke ofenduar njëri tjetrin.

Arjola mbrëmjen e së premtes u quajt nga disa banorë se po viktimizohet pas situatëtës me të cilën ndodhet ajo dhe fëmijët e saj. Ajo u shpreh se po lufton ne “Big Brother ” vetëm për ata fëmijë.

Arjola, e prekur edhe për faktin se ka dalë në nominim i ka thënë Donaldit se ai është njeriu më i padrejtë dhe i pajekur që ka në shtëpi.

Nga ana tjetër Donaldi është shprehur se Arjola ka reagur në këtë mënyrë sepse është ‘frikësuar’ nga nominimi.

Debati mes dyshes doli jashtë kontrollit kur Donaldi i tha Arjolës se nuk po i thotë gjërat në sy.

Një pjesë nga debati

Donaldi: Mirë të keqen vllai vazhdo

Arjola: Si të duash

Donaldi: Thjesht kur ke diçka si për mua si për të tjerët thuaji në sy

Arjola: Se ti ma ke thënë në sy ti

Donaldi: Po

Arjola: Ti je bo aq burrë ma ke thënë në sy

Donaldi: Po

Arjola: Ke ardhur si miush dhe më ke thënë hajde të ta shpjegoj. Ke thënë një gjë të keqe dhe pastaj më ke thënë zemra hajde se do ta shpjegoj, si miush, por ik pirdhu.

Donaldi: Të iki të pirdhem unë???

Arjola: Mos më acaro nervat më tregon mua ti ta kam thënë në sy

Donaldi: Jo moj, nuk të tregon asgjë ty, se ti i di vetë gjerat, je heroina e shtëpisë.

Por çfarë mendojne ndjekësit për sherrin mes tyre?

Në videot e postuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, ndjekësit janë ndarë në dy pjesë. Disa prej tyre mbështsin Arjolën dhe disa prej tyre Donaldin. Disa shprehen se Arjola ka vepruar drejt.

Alpegossip sjell komentet per ju:

Alpegossip.al