“MË SHKATËRROI TRURIN…”/ Billy Ellish bën rrëfimin tronditës për pornografinë: Isha e virgjër… – AlpeGossip
“MË SHKATËRROI TRURIN…”/ Billy Ellish bën rrëfimin tronditës për pornografinë: Isha e virgjër…

“MË SHKATËRROI TRURIN…”/ Billy Ellish bën rrëfimin tronditës për pornografinë: Isha e virgjër…

Këngëtarja e famshme, Billy Ellish, ka bërë një rrëfim tronditës të hënën në “The Howard Stern Show”. 19-vjeçarja amerikane ka zbuluar se ka filluar të shikojë filma ponografik që në moshën 11-vjeçare, kur ishte ende nxënëse e shkollës fillore.

Por gjatë intervistës, Ellish u shpreh: “Si grua, mendoj se pornografia është turp. Kam parë shumë porno, të them të drejtën. Fillova të shikoja kur isha 11 vjeç. Mendoj se me të vërtetë më shkatërroi trurin dhe ndihem tepër e shkatërruar që u ekspozova kaq shumë ndaj pornografisë”.

Ellish, e cila në vitin 2020 u bë këngëtarja / tekstshkruesja më e re që shkroi këngën hapëse për filmin e ri të James Bond, “No Time to Die”, pranoi gjithashtu se ajo filloi të shikonte gjithnjë e më shumë pornografi, e cila shtrembëronte idetë për seksin dhe marrëdhëniet.

“Arriti në një pikë ku nuk mund të shikoja asgjë tjetër nëse nuk ishte e dhunshme. Isha e virgjër. Dhe kështu kjo çoi në probleme… Herën e parë që bëra seks, nuk u thashë jo gjërave që nuk ishin të mira. Ishte sepse mendoja se kjo ishte ajo që supozohej të më tërhiqte”, ka rrëfyer këngëtarja e famshme.

Kjo e fundit i tha Howard Stern se filloi të shikonte porno BDSM, për të cilat thotë se tani e bën të vuajë nga tmerret e natës dhe paraliza e gjumit.