“LIDERI I BAKLLAVASË. FUTEN SI UJQËR…”/ Për kë po bisedojnë Donaldi me Antonelën? – AlpeGossip
“LIDERI I BAKLLAVASË. FUTEN SI UJQËR…”/ Për kë po bisedojnë Donaldi me Antonelën?

“LIDERI I BAKLLAVASË. FUTEN SI UJQËR…”/ Për kë po bisedojnë Donaldi me Antonelën?

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk mungojnë në asnjë moment thashethemet. Teksa shumica e banorëve ishin duke u marrë me përgatitjen e bakllavasë, sfidë që u ka caktuar “Vëllai i Madh”, Antonela dhe Donaldi kishin nisur muhabetin në një cep në tualet.

Ata po flisnin për Ilirin, Arjolën dhe Meridianin. Sipas Antonelës, njerëzit në shtëpi nuk janë normalë dhe se i ishin “futur të gjithë si ujqër” në bisedë.

Pjesë nga biseda mes Antonelës dhe Donaldit:

Antonela: Nuk kam qenë ndonjëherë e interesuar me ba ndonjë diskutim me Meridianin, besoj e keni dalluar këtë të gjithë. Vetëm kur më ka ardhur ai i kam folur, s’më ka interesuar debati ose muhabeti me të, jam çuar e kam ikur. Më tha mua e ke pyetur Meridianin vetë. U ktheva te Meridiani e pyeta a më erdhe te divani, jo tha më pyete vetë. Tu mi ndrru edhe ai fjalët. Pastaj kur e pyeta pas, jo kështu e mbaja mend. Nuk janë normal njerëzit këtu. I thashë edhe po të ishte se e kam pyetur unë, e kam me të drejtë se unë diskutoj për njerëzit që janë në shtëpi, jo për ata jashtë. Ti je e para që ke përmend ata jashtë më tha, ça ke dashtë me tregu. I thashë ti po më përmend muhabete të para 5 javësh. Po i përmend edhe unë ato, femër e ulët, opinionet e ulëta që më ke thënë mua. I thashë si po e lëmë, u fut edhe Iliri. Erdhi nga brenda duke e mbrojtur. U futën të gjithë si ujqër

Donaldi: Edhe, Iliri çfarë tha?

Antonela: I thashë ti mbylle se nuk kam punë hiç. Se i thashë unë Arjolës shkoni duke mbrojtur miqtë, njëri-tjetrin. E Antonelë nisi Iliri, po i thashë ti mbylle se nuk flas fare me ty, se vetëm ofendime nxirrni nga goja. I thashë mua nuk më mbron kush, e më tha ty nuk të mbron kush, se e kishte për ty.

Donaldi: Ne kemi bërë debate me njëri-tjetrin

Antonela: Po fiks, jemi zënë në mes të gjithë shtëpisë. I thashë shkoni e mbroni njëri-tjetrin, më ishin turrë tre vetë kundër meje, demek se më plas mua fort. Filloi Arjola duke kënduar, siç bën do sjellje pa lidhje. E kupton? Të paktën unë nuk bëj ashtu. I thashë pse më zgjodhe në grup, meqenëse bezdisesh se ça bëj unë e them unë.

Donaldi: Këtë e dëgjova

Antonela: Pate frikë me na pas kundërshtare? E di unë tha, se jam lidere (Arjola), po lider i bakllavasë. A mendon se ta kam frikën tha, këtë mendojnë. Ma ke meqenëse po diskuton