“PËRFUNDOVA TE PSIKIATRI”/ Fjolla Morina rrëfehet pas daljes nga burgu: Nuk doja të jetoja – AlpeGossip
“PËRFUNDOVA TE PSIKIATRI”/ Fjolla Morina rrëfehet pas daljes nga burgu: Nuk doja të jetoja

“PËRFUNDOVA TE PSIKIATRI”/ Fjolla Morina rrëfehet pas daljes nga burgu: Nuk doja të jetoja

Këngëtarja, Fjolla Morina është pa dyshim një ndër personazhet më të përfolura të shoëbizit gjatë vitit 2021.

Ajo u arrestua në qytetin e Prishtinës, për akuzën e trafikut të armëve. Pas daljes nga burgu, këngëtarja ka folur për herë të parë rreth kësaj çështje në një intervistë për T7.

Duke rrëfyer gjendjen e saj në atë periudhë, Fjolla theksoi nuk e ka pasur aspak të thjeshtë dhe se e ka parë veten në pikën zero. Gjithashtu ajo tha se ka shkuar edhe në psikiatri shumë shpesh për ta kaluar gjendjen e rënduar që kishte.

‘’Nuk e kisha imagjinuar që mund të kisha përjetuar diçka të tillë. Unë kam bërë shumë sfida për karrierë, por kjo është diçka në jetën time personale dhe ka ndikuar edhe në familjen time në fëmijët e mi, në njerëzit më të dashur.

E kam parë vetën në pikën zero saqë nuk doja të jetoja më, rashë edhe në kile. Ka qenë aq e rëndë sa kam shkuar në psikiatër. Shkoja pothuajse çdo ditë.’’, tregoi ajo.

Për sa i përket akuzave, këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë, por vetëm ka shprehur se mendon që dikush i ka bërë keq dhe se ajo nuk e meritonte të përfundonte në burg.

‘’Kur ka ndodh rasti unë mendoj që nuk ka qenë çështja që unë të përfundoj aty, por ne njerëzit jemi shumë egoistë. Nuk kemi qejf ta shohim njëri-tjetrin mirë, vetëm keq. Unë mendoj që ma kan bërë të keqen, dikush e ka bërë nga inati, për drama. Po më vjen shumë keq për ato njerëz. ‘’