ME LOT NË SY/ Bebe Rexha ndan videon më të sinqertë ku flet për trupin e saj – AlpeGossip
ME LOT NË SY/ Bebe Rexha ndan videon më të sinqertë ku flet për trupin e saj

ME LOT NË SY/ Bebe Rexha ndan videon më të sinqertë ku flet për trupin e saj

Bebe Rexha ka treguar me lot në sy se nuk ka peshuar ndonjëherë kaq sa tani.

Këngëtarja e muzikës pop ka postuar më pak në rrjetet sociale dhe u ka thënë fansave se pesha e saj ka qenë një arsye e rëndësishme pas kësaj.

32-vjeçarja ndau një klip të shkurtër në TikTok për të treguar se si është ndjerë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

“Janë pushime dhe e di që duhet të jemi të gëzuar. Mendoj se jam më e shëndoshë nga sa kam qenë ndonjëherë. U peshova vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet.”

VIDEO

Më pas ajo filloi të përlotet teksa u tha fansave se kjo e bënte të ndihej e pështirë në trupin e saj.

Në nëntor të vitit të kaluar, ajo postoi një foto filtra me rroba banje në Instagram dhe u përpoq të shfaqte trupin e vërtetë.

“Doja t’ju tregoja se si dukem realisht. Po, kam kofshët. Po, kam të pasme. Por ja se si dukem unë në kostumin tim të banjës. Ja ku është trupi im. Nuk ka filtra, në rregull? Jo ato fotot e neveritshme që postuan për mua”.

Bebe vazhdoi të fliste për vështirësitë e saj për të parë fotot e saj nga paparacët dhe vendosi të tregonte hapur defektet e trupit të saj.