“PO LYEJMË SHTËPINË, VONOHU…”/ Donaldi merr mesazhin nga vëllai: E di që nuk lejohen informacionet, por… – AlpeGossip
“PO LYEJMË SHTËPINË, VONOHU…”/ Donaldi merr mesazhin nga vëllai: E di që nuk lejohen informacionet, por…

“PO LYEJMË SHTËPINË, VONOHU…”/ Donaldi merr mesazhin nga vëllai: E di që nuk lejohen informacionet, por…

Gjatë spektaklit të kaluar, Arbana Osmani, njoftoi banorët për vendimin e rëndësishëm që “Vëllai i Madh” kishte marrë. Teksa të gjithë prisnin finalen e madhe më 14 janar, kjo gjë tashmë nuk do të ndodhë pasi ajo është shtyrë për më 18 shkurt.

E për t’u ardhur në ndihmë banorëve për të marrë vendimin e tyre për të qëndruar apo jo më gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atyre do t’u vinë disa mesazhe nga familjarët e tyre.

Një ditë më parë, ishte Donald Veshaj, ai që mori mesazhin nga dy vëllezërit e tij, Romeo dhe Mario.

“Ku je o zemra ime, ku je? Ku je se na mori malli. Shumë, shumë, shumë na ka marrë malli. Dëgjo, dua të dish se ne jemi shumë mirë. Jo vetëm se duhet ta themi që jemi mirë, por jemi realisht shumë mirë. Na ka marrë malli shumë, por nuk është momenti që të vish në shtëpi dhe ti e di shumë mirë.

Jo vetëm për këtë gjë, por jemi duke bërë disa punime në shtëpi, jo lyerje, jemi i çik rrëmujë. Po lyejmë shtëpinë më saktë, kështu që vonohu dhe ca.

Dua të të jap edhe një informacion tjetër, e di që nuk lejohen informacionet por babi na e shpërndau ne pasurinë, mua dhe Marios. Ti s’ke asgjë vëllai që ta dish. Prandaj duhet të fitosh. Ti e meriton fitoren dhe ti e di shumë mirë. Fokus fitoren. Të duam shumë”, i tha vëllai i tij binjak, Romeo.

Ndërsa Mario i ra shkurt duke i thënë: “Të dua shumë. Na ka marrë shumë malli”.