ÇFARË PO NDODH NË BIG BROTHER VIP? Dha informacion nga jashtë, zarfi i zi i paralajmëron një prej banorëve – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH NË BIG BROTHER VIP? Dha informacion nga jashtë, zarfi i zi i paralajmëron një prej banorëve

ÇFARË PO NDODH NË BIG BROTHER VIP? Dha informacion nga jashtë, zarfi i zi i paralajmëron një prej banorëve

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” ka futur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një zarf të zi. Në të ka paralajmëruar banorët VIP se njëri prej tyre do të marrë një dënim në spektaklin e të martës.

Kjo për shkak se ka thyer një nga rregullat e vendosura më parë dhe ka dhënë informacione nga jashtë, për më tepër tendencioze.

Ç’po ndodh në Big Brother VIP? Dha informacion nga

Zarfi është lexuar nga Arjola Demiri dhe i ka habitur jo pak banorët. Ka qenë Sarah Berisha ajo që fillimisht ka menduar se bëhet fjalë për të. Por kur zarfi nuk përmendte emra, ajo është tërhequr duke thënë: “Nuk ka rëndësi, mendova se isha unë. Po nuk ka emër aty?”.

“Banorë, Vëllai i madh ka vendosur që të dënojë një prej jush për shkak se ka thyer një prej rregullave kryesore që është dhënia e informacioneve nga jashtë. Për më tepër informacioneve tendencioze. Se cili është banori do të zbulohet nesër”, shkruhet në zarfin e zi.

Po dhënia e informacioneve nga jashtë nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së publikut. Një komentues ka shkruar në profilin e Arbana Osmanit duke treguar se është pikërisht Meridiani ai që ka dhënë informacione.

“Shpresoj nesër të flitet për informacionet që dha Meridiani”, shkruan komentuesi, të cilit Arbana i përgjigjet: “Fli iher sonte”.

Ç’po ndodh në Big Brother VIP? Dha informacion nga