ÇFARË BËRI KËNGËTARI? Olta flet mirë për Luizin: Na mahniti sot, ç’është ky… – AlpeGossip
ÇFARË BËRI KËNGËTARI? Olta flet mirë për Luizin: Na mahniti sot, ç’është ky…

ÇFARË BËRI KËNGËTARI? Olta flet mirë për Luizin: Na mahniti sot, ç’është ky…

Luizi është i vetmi banor që ka hequr litarin gjatë lojës, duke dalë automatikisht në nominim. Ai rrezikoi vetë në mënyrë që t’i jepte avantazh njërit nga grupi i tij që përbëhet nga liderja Ermiona, Kiara, Beati, Dea dhe Olta.

Mëngjesin e sotëm, këngëtari i njohur është kujdesur për të pesë banorët, duke u bërë kafen dhe duke u sjellë briosh.

Madje jo vetëm kaq, pasi ai i pyeti nëse donin vezë për mëngjes.

Nga kjo përkujdesje e madhe që Luizi po bënte ndaj grupit të tij, Olta u habit dhe tha:

“Na mahniti Luizi sot, ç’është ky Luiz që nuk e njohim”.