ÇIFTI I DASHURUAR NË “BBV”/ Donaldi i bën portretin, Beatrix e pakënaqur: Pse kaq të madhe e kam hundën? – AlpeGossip
ÇIFTI I DASHURUAR NË “BBV”/ Donaldi i bën portretin, Beatrix e pakënaqur: Pse kaq të madhe e kam hundën?

ÇIFTI I DASHURUAR NË “BBV”/ Donaldi i bën portretin, Beatrix e pakënaqur: Pse kaq të madhe e kam hundën?

Përveç aktrimit, Donald Veshaj ka shfaqur talent edhe në pikturë. Ai ka realizuar disa piktura edhe brenda shtëpisë së Big Brother ku qëndron i mbyllur për rreth 3 muaj.

Si fillim, ai i bëri një pikturë ish mikes së tij Semi Jaupaj, më pas ai realizoi portretin e Ismail Qemalit, që doli në ankand dhe u shit për një shifër prej 12 mijë euro.

Ndërsa së fundmi, aktori ka vendosur të pikturojë portretin e të dashurës së tij, Beatrix Ramosaj.

Teksa këngëtarja po rrinte në profil, Donald Veshaj e pikturoi, megjithatë vajza në letër nuk ngjasonte aspak me Beatrix Ramosajn, gjë që u vu re edhe nga vetë ajo.

“Pse kaq të madhe e kam hundën?!”, iu drejtua Beatrix Ramosaj, e cila mesa duket nuk e ka pëlqyer pikturën.

Nga ana tjetër, Donaldi e mori me sportivitet reagimin e saj duke i thënë me shaka se në fakt e ka hundën më të madhe por në pikturë ia kishte rregulluar ai.

Çifti më pas dolën së bashku nga dhoma ku ishin, dhe këngëtarja iu tregoi të gjithëve në lidhje me pikturën “e shëmtuar” që i bëri i dashuri i saj./m.j

Çifti i dashuruar i BBV/ Donaldi i bën portretin e Beatrix, këngëtarja e pakënaqur: Pse kaq të madhe e kam hundën? Çifti i dashuruar i BBV/ Donaldi i bën portretin e Beatrix, këngëtarja e pakënaqur: Pse kaq të madhe e kam hundën? Çifti i dashuruar i BBV/ Donaldi i bën portretin e Beatrix, këngëtarja e pakënaqur: Pse kaq të madhe e kam hundën?