“Kunata ime është më e mirë se e jotja”, Ledion Liço nuk i kursen komplimentat për Lorin – AlpeGossip
“Kunata ime është më e mirë se e jotja”, Ledion Liço nuk i kursen komplimentat për Lorin

“Kunata ime është më e mirë se e jotja”, Ledion Liço nuk i kursen komplimentat për Lorin

Duket se mbrëmja e të shtunës ka qenë një natë shumë e këndshme për Lori Hoxhën, Vis Bajraktarin, Sara Hoxhën, Ledion Liçon dhe miqtë e tyre më të mirë. Mes pjatave fantastike të sushit, verës dhe rrobave të këndshme që kanë veshur ata kanë kaluar çaste të lumtura mes njëri tjetrit çka ka bërë që më pas t’i shpërndajnë edhe nëpër rrjete sociale fotot që kanë shkrepur.

Postimi më interesant ka qenë ai i Ledionit. Në një foto krah Lorit, moderatori i “The Voice Kids” shkruan: “Kunata ime është më e mirë se e jotja” ndërkohë që teksa ka postuar të njëjtën foto në profilin e saj, Lori ka shkruar thjesht: “kunetër”.

Një raport shumë i mirë mes tyre që reflekton veçse pozitivitet edhe tek ndjekësit në rrjete sociale. A ka më bukur se kaq?