BORA APO BEATRIX? Antonela e ka një përgjigje (VIDEO) – AlpeGossip
BORA APO BEATRIX?  Antonela e ka një përgjigje (VIDEO)

BORA APO BEATRIX? Antonela e ka një përgjigje (VIDEO)

Antonela Berisha, ish-banore e “Big Brother VIP” po zhvillonte një live në rrjetin social TikTok.

Ajo po pyetej rreth eksperiencës së saj si dhe kishte pyetje mbi temat rozë të momentit, e një prej tyre është krahasimi i Borës me Beatrix.

Antonela nuk dha asnjë emër, madje tha se nuk i duket normale të bëhet kjo pyetje dhe të krahasohen në këtë lloj mënyre.

VIDEO

Kur e pyetën për Ilirin dhe Donaldin ajo tha se pa diskutim Donaldi dhe se ai e meriton fitoren.

Natyrisht, pavarësisht se ka hyr në “Big Brother VIP” nuk mungojnë as pyetjet për “Për’puthen” e kryesisht për Mevlanin.

Antonela tha se nuk do të hyj në “Për’puthen” dhe se as me Mevlanin nuk është pajtuar ende.

Kujtojmë se Antonela e ka mbështetur haptaz Beatrix duke e lidhur dhe me situatën e saj në “Për’puthen” dhe faktinn se të gjithë e gjykonin pëlqimin e saj për Mevlanin.

“Po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të padrejtë! Më kujtohet situata kur unë kisha një pëlqim për një person që publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër… dhe e gjithë Shqipëria ishte kundër. Në momentin tim më të vështirë në shtëpi, ajo ishte e vetmja pranë meje. Dhe unë jam sot pranë saj.”

Antonela e ka përfunduar deklaratën e saj, duke thumbuar ata që ajo i quan ‘pseudovipa që duan të fitojnë followers’

“Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa që përfitojnë nga situate që ta kenë mendimin njësoj si publiku dhe të fitojnë ca followers”