“PËR NJË MOMENT MENDOVA SE…”/ Shqipja nuk e kursen ironinë për ish-konkurrentët e “Për’puthen” (FOTOT) – AlpeGossip
“PËR NJË MOMENT MENDOVA SE…”/ Shqipja nuk e kursen ironinë për ish-konkurrentët e “Për’puthen” (FOTOT)

“PËR NJË MOMENT MENDOVA SE…”/ Shqipja nuk e kursen ironinë për ish-konkurrentët e “Për’puthen” (FOTOT)

Një pjesë e mirë e konkurrentëve të “Për’puthen” vendosën që famën e marrë nga emisioni ta përdornin për t’u bërë pjesë e industrisë muzikore. Duke nisur nga Mevlani tek Juli, Melisa e rasti më i fundit Ana Lleshi, shumë prej tyre kanë provuar të bëjnë nga një këngë e më tepër.

Me apo pa talent ata nuk kanë ngurruar të këndojnë e të realizojnë nga një videoklip, por ky bum prodhimesh muzikore tepër banale nuk është pritur mirë nga shumë njerëz. Sidomos pas publikimit të këngës së Ana Lleshit, nuk munguan ironitë në rrjete sociale nga artistë e personazhe të njohur apo dhe konkurrentë të “Për’puthen”. I fundit që reagoi në lidhje me këtë këngë ishte Dj Vicky.

Në vend të gjykojmë , do ishte më mirë të fillojmë të kemi më shumë besim në vete! Bravo!” , shkroi Dj Vicky pasi publikoi një video të Anës, ku shprehej se producenti i kishte thënë se ka shumë talent për muzikë.

Të njëjtën gjë ka bërë sot edhe Shqipja. Gjatë një bisede virtuale dikush nga ndjekësit e ka pyetur cila është ëndrra e saj më e madhe.

“Të këndoj një këngë”, është përgjigjur Shqipja duke thumbuar hapur miqtë e saj të programit.

Ndër të tjera Shqipja ka treguar se nuk e ka gjetur ende dashurinë, ndonëse ka kohë që ka dalë nga emisioni.

A e ke gjetur dashurinë?”, e ka pyetur dikush.

“Jo, por për një moment, mendova se isha në rrugën e duhur”, është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen”.