Në këtë periudhë të vitit do të donim të dilnim me një batanije hedhur krahëve, por ja që s’mundemi prandaj kthehuni tek xhinset. S’kërkojnë shumë mundim apo kohë prandaj deri në fund të dimrit mbeten zgjedhja më optimale. Nëse doni të dukeni paksa ndryshe nga uniforma klasike xhinse+ golf, mund të frymëzoheni nga të vajzat e famshme.
Si do t’i vishte Sienna Miller, Kendall Jenner apo Hailey Bieber një palë xhinse të gjëra?
1. Xhinse Baggy + këmishë të bardhë + pulovër
2. Xhinse të drejta + çizme + bluze e bardhë + xhaketë
3. Këmishë xhins + xhinse të gjera + pallto + çizme
4. Xhinse të gjera + xhaketë bomber + kapele+ atlete chunky
5. Pallto të zezë+ xhinse të drejta+ çizme të zeza + T-shirt të bardhë të thjeshtë
Burimi: Who What Wear