“I DHA INFORMACIONE DONALDIT”/ Plas ironia mes Elgit Dodës dhe Meridianit: Do kishe ngelur pa klikime… – AlpeGossip
“I DHA INFORMACIONE DONALDIT”/ Plas ironia mes Elgit Dodës dhe Meridianit: Do kishe ngelur pa klikime…

“I DHA INFORMACIONE DONALDIT”/ Plas ironia mes Elgit Dodës dhe Meridianit: Do kishe ngelur pa klikime…

Ish-banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj duke folur për hyrjen e këngëtares Filloreta Raçi të martën e kaluar, bëri disa kritika kundrejt produksionit në lidhje me informacionet që kanë dhënë të ftuarit brenda shtëpisë. Ai tha se duhet treguar kujdes edhe nga produksioni ku solli edhe një herë rastin e takimit të aktorit Donald Veshaj me të vëllain, dhe me mikun e tij Elgit Doda. Ky i fundit ka reaguar ndaj komentit të tij nëpërmjet një statusi.

Merdian Ramçaj e përmendi producentin dhe këngëtarin duke nënkuptuar se mund t’i ketë dhënë informacione Donald Veshajt kur e takoi brenda Big Brother.

Nga ana tjetër ka ardhur menjëherë reagimi i këngëtarit, i cili ka postuar një instastory ku ka shkruar me ironi: “Kush ma përmendi emrin. Aha thashë kush ishte. Po vazhdoj pushimet pra”.

Ndërsa një kundërpërgjgije ka ardhur shpejt edhe nga ish-banori, gjithashtu nëpërmjet Instagramit.

“Aq i parëndësishëm jam sa dhe kur përmend dikë pa dashje tërheq vëmendjen nga pushimet “luksoze”. Ore rroftë Big Brother për hitet se do kishim ngel pa klikime dhe pa pushime.”, ka shkruar ai.

Elgit Doda e ka mbështetur shpesh aktorin Donald Veshaj gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother. Pak kohë më parë ai ka deklaruar se dyshja kanë realizuar një triologji këngësh dhe ka parlajmëruar se së shpejti do të jetë publike edhe kënga e tretë pas “Toxic Love” dhe “Ku je”.