“JAM UNË GOMARI?” Iliri i lë shkrimin Donaldit në ballë, Beniada dhe Einxhel nuk mbajnë të qeshurat – AlpeGossip
“JAM UNË GOMARI?” Iliri i lë shkrimin Donaldit në ballë, Beniada dhe Einxhel nuk mbajnë të qeshurat

“JAM UNË GOMARI?” Iliri i lë shkrimin Donaldit në ballë, Beniada dhe Einxhel nuk mbajnë të qeshurat

Një lojë të pazakontë kanë luajtur mbrëmjen e djeshme banorët e ‘Big Brother VIP’ teksa ndodheshin në oborr. Ata do i shkruanin njëri-tjetrit nga një fjalë në ballë dhe do përpiqeshin që ta gjenin se për çfarë bëhej fjalë.

Në një moment, Ilir Shaqiri i shkruan Donald Veshajt “gomari i Shrekut”, duke sjellë të qeshura për Einxhel Shkirën dhe Beniada Nishanin.

Duke i ardhur në ndihmë, moderatorja e njohur i thonë aktorit të humorit se mund të jetë “gomari jot i preferuar”. Ndërsa modelja seksi shton: “Ty të pëlqen shumë ky gomari, është gomar special”.

Donaldi me shaka shton: “Jam unë gomari?”, dhe balerini i njohur i thotë “jo”: “Gomari i…”. Sërish i vjen në ndihmë Beniada, e cila i thotë ka një emër dhe ai menjëherë e gjen.

VIDEO