“KA TREGUAR…” Arjola tregon strategjitë e Einxhelit: Ka qenë kameleon me të gjitha ngjyrat – AlpeGossip
“KA TREGUAR…” Arjola tregon strategjitë e Einxhelit: Ka qenë kameleon me të gjitha ngjyrat

“KA TREGUAR…” Arjola tregon strategjitë e Einxhelit: Ka qenë kameleon me të gjitha ngjyrat

Arjola Demiraj komentoi sot në “Big Brother Fan Club” si e ka parë lojën e Einxhel Shkirës, një nga katër finalistët.

Sipas saj, Einxheli ka qenë kameleon me të gjitha ngjyrat aty brenda.

“Ka treguar që është shumë e fortë, shumë luftarake, me strategji. E ka studiuar shumë mirë ‘Big Brother-in’ nga jashtë. Që kur ka ardhur ka dashur t’u japë forcë vajzave brenda, e ka bërë dhe me mua”.

Aktorja thotë se strategjia e moderatores është të luftojë me njerëz të fortë aty brenda, duke u përballur me ta dhe dinamikat. “Mendoj se mënyra më e mirë për të mbrojtur idenë për të cilin ka ardhur, është ky”, shprehet Arjola.