ALMEDA MERR VENDIMIN E RËNDËSISHËM/ Tolgahani: Mos ma lini fajin mua – AlpeGossip
ALMEDA MERR VENDIMIN E RËNDËSISHËM/ Tolgahani: Mos ma lini fajin mua

ALMEDA MERR VENDIMIN E RËNDËSISHËM/ Tolgahani: Mos ma lini fajin mua

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë ndaluar së fundmi nga gazetarët turq dhe nuk i kanë shpëtuar pyetjeve. Një prej pyetjeve kishte të bënte me Almedën dhe me rikthimin e saj në ekran si aktore.

Tolgahan, i cili tashmë është dhe producent u shpreh se nëse bashkëshortja e tij dëshiron, mund t’i japë rol në një film, por Almeda e mohoi kategorikisht.

Bukuroshja shqiptare tha se ka hequr dorë nga aktrimi. “Kam hequr dorë nga aktrimi. Kam marrë pjesë në dy-tre projekte para se të martohesha. Pasi u martova, hoqa dorë plotësisht”, tha Almeda.

Ndërsa Tolgahan iu drejtua gazetarëve duke i thënë të mos ia vënë fajin atij pasi nuk ka ndikuar aspak tek vendimi i Almedës.

“Vendimi nuk ka të bëjë aspak me mua. Mos thoni që unë nuk dua”, tha aktori.