NGA PUTHJA E DONALDIT ME DY FEMRA, TE DALJA E FIFIT/ Momentet më pikante të këtij “Big Brother-i” – AlpeGossip
NGA PUTHJA E DONALDIT ME DY FEMRA, TE DALJA E FIFIT/ Momentet më pikante të këtij “Big Brother-i”

NGA PUTHJA E DONALDIT ME DY FEMRA, TE DALJA E FIFIT/ Momentet më pikante të këtij “Big Brother-i”

Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” që po përjetohet nga të gjithë si një ngjarje e përmasave të mëdha, e ngjashme me finalen e “Kupës së Botës” në futboll. Formati që i mungoi ekranit shqiptar për 4 vite, u rikthye në versionin jo klasik por me personazhe publike duke kaluar çdo pritshmëri. Fillimisht ishte planifikuar të zgjaste vetëm 3 muaj si zakonisht, por pas impaktit që pati finalja e shty me një muaj.

E duke qenë se jemi pranë vijës së finishit është koha të bëjmë një përmbledhje të ngjarjeve më të bujshme të këtij sezoni. Sigurisht që janë shumë, por ne zgjodhëm 5 gjërat që kanë shkatuar më shumë zhurmë.

1.Puthja Donald-Bora

Vetëm dy javë pas nisjes së formatit, Bora dhe Donaldi na falën një nga skenat më romantike dhe të bukura të ekraneve shqiptare. Moderatorja u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të takuar mikeshën e saj të ngushtë, por përfundoi duke takuar ish-të dashurin nga i cili ishte ndarë prej 6 muajsh. Fjalë të bukura, përqafime, shkëlqime sysh, një trëndafil të dhurar si rrallëherë, dhe në fund një puthje që u kuptua si ribashkim. Ky takim i kishte të gjithë për të na bërë të ëndërrojmë për histori të jashtëzakonshme dashurie. Videoja e tyre bëri xhiron e rrjetit dhe është më e klikuara në kanalin e këtij formati.

Dalja e Fifit
Kur u zbuluan emrat e personazheve publike që do merrnin pjesë në reality-show, për shumë njerëz Fifi ishte i vetmi personazh VIP. Ajo ishte më e ndjekura në rrjetet sociale me diferencë të madhe nga të gjithë, gëzonte shumë popullaritet, sukses, çmime në festivale e sigurisht një emër të mirë në muzikën shqiptare. Kështu pritshmëritë rreth saj ishin të larta dhe që në fillim shihej si pretendente kryesore për të fituar çmimin e madh. Por, ky rrugëtim nuk shkoi si duhet për Fifi. Ajo pati disa debate të forta që i sollën rëndim të gjendjes psikologjike dhe emocionale që arriti kulmin kur ajo humbi ndjenjat gjatë spektaklit live. Një skenë që nuk ishte parë asnjëherë më parë dhe që i tronditi të gjithë. Pasi mblodhi veten këngëtarja vendosi ta vijonte rrugëtimin, por ndryshoi mendje vetëm një ditë më pas duke u larguar nga shtëpia.

Lidhjet: Beatrix-Donald, PM-Sarah, Einxhel-Dagz
Pritshmëritë që në këtë format të kishte lidhje dashurie ishin shumë të vogla, pasi njerëzit menduan se VIP-at do ndruheshin. Por, e kundërta ndodhi dhe nga formati kanë dalë jo një por tre çifte. Dhe të treja historitë janë shumë ndryshe nga njëra-tjetra.

PM-Sarah: Janë çifti i parë i këtij edicioni. Ata shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin që në fillim ndonëse deklaratat e tyre u pasuan me shumë pasiguri. Megjithatë, pas shumë përpjekjesh nga PM, blogerja e puthi një natë duke konfirmuar më në fund lidhjen e tyre e cila vijon edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”. Tashmë ata vijojnë njohjen dhe janë takuar edhe me familjarët e njëri-tjetrit.

Donald-Beatrix: Është padyshim lidhja më e bujshme e këtij formati por edhe e botës së showbizit shqiptar. Si asnjëherë më parë ndaj tyre pati dhe ka një mllef në masë tek njerëzit e që është reflektuar sidomos në rrjetet sociale. Duke qenë se të gjithë besuan në përralla pas takimit të Borës dhe Donaldit, me lidhjen e këtij të fundit me Beatrix ëndërrat u thyen. Megjithëse me shumë debate e vështirësi, dyshja arritën të ruajnë lidhjen e tyre, por mesa duket i presin shumë peripeci jashtë.

Dagz-Einxhel: Ashtu si dy lidhjet e tjera edhe Dagz me Einxhel krijuan impaktin e tyre të madh te publiku. Dagz shprehu pëlqimin që në fillim, por Einxhel e refuzoi duke thënë se nuk do të ndikojë te loja e tij dhe anasjelltas. Megjithatë, në fund edhe ajo iu dorëzua ndjenjave. Puthje, përqafime, momente te suita, lidhja e tyre transmetoi shumë emocionë të nxehta.

Shtëpia e Arjolës
Arjola është një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni prej historisë së saj. Ajo ka treguar se ka kaluar shumë peripeci pasi është ndarë nga bashkëshorti sepse ai e kishte tradhëtuar. Prej vitesh, aktores i duhet të kujdeset për tre fëmijët dhe qëllimi i saj ishte të fitonte çmimin e madh që te blinte një shtëpi. Dëshira e saj u realizua nga produksioni që i dhuroi një apartament në çerekfinale duke i gëzuar të gjithë, jo vetëm Arjolën. Ky veprim u vlerësua shumë sepse jo vetëm që ndodhte për herë të parë, por po ashtu nuk është i zakonshëm as në “Big Brother” në shtete të tjera. Ka aludime se shtëpia e Arjolës ka kushtuar 200 mijë euro, dyfishi i çmimit të madh që merr fituesi i “Big Brother VIP” dhe duket se aktorja ka dalë me e fituar