“NDIHESHA SI E HUAJ”/ Rita Ora rrëfen sfidat me të cilat është përballur në Mbretërinë e Bashkuar – AlpeGossip
“NDIHESHA SI E HUAJ”/ Rita Ora rrëfen sfidat me të cilat është përballur në Mbretërinë e Bashkuar

“NDIHESHA SI E HUAJ”/ Rita Ora rrëfen sfidat me të cilat është përballur në Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora, ka rrëfyer së fundmi jetën e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka treguar se ishte mjaft e vështirë për të dhe disa herë, gjatë fëmijërisë së saj ndihej “e huaj”.

Pasi realizoi një set fotografik për “ELLE Spain”, Ora zhvilloi gjithashtu edhe një intervistë, në të cilën ka folur për sfidat e saj. Këngëtarja tregoi mbi edukimin në një vend si Mbretëria e Bashkuar dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të origjinës së saj shqiptare.

Rita Ora tha se gjëja më e vështirë për të është se “nuk kishte një vend të përkatësisë”, por shtoi se muzika e ndihmuar për ta përballuar atë fazë të vështirë të jetës së saj.

Këngëtarja e famshme shqiptare rrëfen sfidat me të cilat
“Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë. Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”, rrefeu ajo.

Pavarësisht se Londra është shtëpia e saj, ylli i popit tha se është shumë krenare për trashëgimnë e saj dhe se Kosova do të mbetet gjithnjë “afër zemrës”.

Këngëtarja e famshme shqiptare rrëfen sfidat me të cilat