NUK E FITOI ÇMIMIN E MADH/ Donaldi heq dorë edhe nga udhëtimi nëpër botë që mori dhuratë në BBV – AlpeGossip
NUK E FITOI ÇMIMIN E MADH/ Donaldi heq dorë edhe nga udhëtimi nëpër botë që mori dhuratë në BBV

NUK E FITOI ÇMIMIN E MADH/ Donaldi heq dorë edhe nga udhëtimi nëpër botë që mori dhuratë në BBV

Donald Veshaj ka hequr dorë nga dhurata që mori në Big Brother për të udhëtuar në disa vende të botës bashkë me vëllain e tij, Romeon.

Aktori i humorit, përmes një videoje në Instagram, ka zbuluar se do t’i dhurojë udhëtimet për disa çifte. Në videon që ka ndarë në profilin e tij në Instagram, Donaldi shpjegon se si do të përzgjidhen personat për të përfituar nga kjo dhuratë.

“Dhurata që kam marrë për udhëtimin tim nëpër botë, në 7 destinacione t’jua dhuroja juve. T’jua dhuroja 7 çifteve që kanë dëshirë që të shkojnë bashkë në këtë udhëtim dhe për një arsye ose një tjetër nuk kanë mundur që të shkojnë diku bashkë. Nëse ke një mik ose mikeshë që është çift, komento emrat dhe thuaj arsyen se pse e meritojnë të shkojnë në këtë udhëtim.