DEKLAROI SE DO TË DHURONTE 7 UDHËTIME/ Ja reagimi epik i mamasë së Donaldit – AlpeGossip
DEKLAROI SE DO TË DHURONTE 7 UDHËTIME/ Ja reagimi epik i mamasë së Donaldit

DEKLAROI SE DO TË DHURONTE 7 UDHËTIME/ Ja reagimi epik i mamasë së Donaldit

Aktori i humorit Donald Veshaj pas mbarimit të ‘’Big Brother Vip’’ vendosi që të dhurojë udhëtimin në 7 destinacione të ndryshme rreth botës për ndjekësit e tij.

Ai shtoi se do t’i japi si dhuratë për 7 çifte që kanë motive të bukura për të udhëtuar.

Mirëpo, mes shumë komeneteve që ai ka pasur në llogarinë e tij në Instagram, më pikantja ka qënë ai i mamasë së tij. Aktori ka ndarë me ndjekësit mesazhin që ajo i ka dërguar.
“Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon” i ka shkruar Donaldit. “Ndërkohë mami im” ka shkruar aktori krah fotos së bisedës me mamanë e tij.

Aktori i humorit ka folur shpesh rreth marrëdhënies së ngushtë me të ëmën. Në natën finale të BBV ai i emocionoi të gjithë kur rrëfeu se si ajo ka sakrifikuar për ta, bashkë me Romeon. Donaldi tregoi se prindërit e tij kanë sakrifikuar më shumë se çka bërë ai për ta. Takimi i tyre u  shoqërua nën tingujt e këngës së Alban Skënderajt, ‘Vetëm ty’.