“JE TMERR”/ Big Bastën e acaron ky veprim i Vesa Lumës (FOTO) – AlpeGossip
“JE TMERR”/ Big Bastën e acaron ky veprim i Vesa Lumës (FOTO)

“JE TMERR”/ Big Bastën e acaron ky veprim i Vesa Lumës (FOTO)

Vesa Luma dhe Big Basta janë një prej çifteve më të njohur e të dashur shqiptarë. Mirëpo ata nuk janë çift vetëm në jetë, pasi bashkë ndajnë dhe projektet e angazhimet profesionale.

Madje reperi duket se kujdeset për çdo detaj në këngët e partneres së tij dhe tani po shkruan një këngë të re për të. Teksa bisedojnë për këngën e re duket se Vesa është pak e padurueshme të dijë si do të jetë teksti dhe Big Basta nuk ja kursen kritikat duke i thënë: “Tmerr je për të bashkëpunuar”.

Këtë bisedë mes tyre këngëtarja e ka publikuar në Instastory duke shkruar: “Kur e shkrin Big Basta tekstin e këngës, edhe akuzat i pranojmë me kënaqësi”.

Mesa duket Vesa do të rikthehet me një këngë të re pas disa muajsh shkëputje nga muzika dhe tesktin do e shkruajë bashkëshorti i saj.

Ndërkohë reperi jeton në Zelandën e Re, ndërsa Vesa ka pak javë që është rikthyer në Kosovë bashkë me të birin Lian.