“S’KA FAJ”/ Shoku i Donaldit flet për Beatrix: Kemi qenë bashkë… – AlpeGossip
“S’KA FAJ”/ Shoku i Donaldit flet për Beatrix: Kemi qenë bashkë…

“S’KA FAJ”/ Shoku i Donaldit flet për Beatrix: Kemi qenë bashkë…

Muzikanti Tiri Gjoci, njëkohësisht edhe miku i aktorit Donald Veshaj ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku ka folur rreth projekteve të reja në muzikë por edhe për ish të dashurën e finalistit të BBV, Beatrix Ramosajn.

Duke folur në emisionin “Friend Zone” ai tregoi se ka një raport miqësor me këngëtaren Beatrix Ramosaj, madje shtoi se do të bashkëpunonte për një projekt muzikor me të. I pyetur se si do ta titullonte, ai u përgjigj “S’ka faj”.

“Sigurisht që po. E kam mikeshë, kemi kaluar shumë vite bashkë sepse kemi qenë në Lice. “S’ka faj” do të quhej kënga.”, shprehu ai.

Kujtojmë se Tiri është mik gjithashtu me ish të dashurin e këngëtares, Donald Veshajn, megjithatë ai nuk sqaroi nëse këtë koment e bëri në mbështetje të Beatrix duke iu referuar situatave të fundit.

Ndër të tjera këngëtari tha se do të sjellë dhe disa këngë të tjera duke mos përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes te “Kënga Magjike”.

Pas daljes nga BBVIP, aktori Donald Veshaj dha një mesazh për të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale, përmes Instagramit të mikut të tij, muzikantit Tiri Gjoci.

“Unë tani po shikoja videot se çfarë bëhet jashtë. Mua më duket e pabesueshme, ju dua shumë dhe ju puth fortë të gjithëve. Unë fitoren time e kam”- u shpreh Donaldi në video.