LEDRI VULA I BËN DHURATËN E VEÇANTË ELVANËS/ Ja si reagon këngëtarja (VIDEO) – AlpeGossip
LEDRI VULA I BËN DHURATËN E VEÇANTË ELVANËS/ Ja si reagon këngëtarja (VIDEO)

LEDRI VULA I BËN DHURATËN E VEÇANTË ELVANËS/ Ja si reagon këngëtarja (VIDEO)

Elvana Gjata dhe Ledri Vula kanë qenë së fundmi në një koncert bashkë dhe reperi i ka bërë koleges së tij një dhuratë të veçantë.

Teksa ajo u ngjit në skenë Ledri mer një trëndafil nga një prej të pranishmëve dhe ia dhuron në mes të skenës. Kjo gjë ka ardhur shumë e papritur për artisten e cila ngel gojëhapur dhe e surprizuar teksa të gjithë të pranishmit brohorasin.

Më pas ata kanë vijuar të performojnë bashkë krah njëri-tjetrit ndërsa gjesti miqësor shumë i bukur nga ana e Ledrit po bën xhiron e rrjetit dhe është pëlqyer shumë nga fansat.

Ledri dhe Elvana kanë një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Disa vite më parë ata kanë bashkëpunuar për këngën me titull “Mike” që vazhdon të dëgjohet ende edhe sot e kësaj dite.

Shpesh dy këngëtarët janë shfaqur krah njëri-tjetrit si në rrjetet sociale, ashtu edhe në koncerte e vende të tjera.

Kujtojmë se Ledri është prej vitesh në një lidhje me Sara Hoxhën. Ata kanë një vajzë 1-vjeçare, Poem Blu.

Nga ana tjetër, Elvana ka zgjedhur që të jetë hermetike për jetën e saj private e nuk dihet nëse është apo jo në një lidhje.