PJESMARRËSE NË “EUROVISION”/ Ronela Hajati tregon detajet e “Sekreti”: Performanca më e mirë që ka patur Shqipëria – AlpeGossip
PJESMARRËSE NË “EUROVISION”/ Ronela Hajati tregon detajet e “Sekreti”: Performanca më e mirë që ka patur Shqipëria

PJESMARRËSE NË “EUROVISION”/ Ronela Hajati tregon detajet e “Sekreti”: Performanca më e mirë që ka patur Shqipëria

Ronela Hajati është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision për vitin 2022, ndërkohë që kënga e saj “Sekreti” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm që ditët e para të publikimit.

E ftuar në emisionin “Ditë pas dite”, ajo ka ndarë disa detaje për performancën që do të zhvillojë në skenën e Torinos.

“Pa modesti fare e them që do të jetë një super performancë në gjithçka, që nga look-u e deri te pjesa e baletit. Nuk po zbuloj më tepër, por do të jetë vërtetë shumë e bukur,”- tha ajo.

Ronela tregoi në “Ditë pas Dite” se ditët e realizimit të klipit kanë qenë shumë të ftohta, e pavarësisht kësaj është bërë një punë kolosale. Ajo u shpreh se ka idenë që dashuritë e mëdha i rezistojnë kohës, e pikërisht këtë donte të përcillte. Fabulën e kësaj ideje e përcolli në mënyrën më të mirë të mundshme Ledion Liço.

Ronela tha se kishin si qëllim të sillnin shumë elementë shqiptarë, prandaj lidhej me “Gjarprin e Bistricës” (mitologji), apo me emrin Vjosa, që simbolizon lumin e fundit të egër të Evropës.

Ndërkohë, sa i takon përdorimit të anglishtes në tekst, Ronela nënvizoi se ka pasur njerëz që nuk e kanë pëlqyer fare as tekstin shqip dhe tashmë janë mësuar me këngën, madje e duan. Sipas saj, njësoj do të ndodhë dhe me versionin e ri.

Pritshmëritë për Eurovision

Këngëtarja tha se kënga është pritur shumë mirë dhe në fakt shifrat flasin vetë. “Sekret” është ndër këngët më të klikuara dhe më të pëlqera këtë vit. Ronela tha në “Ditë pas Dite” se pritshmëritë po i mban të ulëta në mënyrë që të shmangë zhgënjimin. Ajo pretendon finalen dhe kjo do ishte gëzimi më i madh, pavarësisht se do bëjë më të mirën për të përfaqësuar Shqipërinë denjësisht.

Nga Eurovision pret që të pikaset nga një label i huaj dhe të “transportohet” jashtë, siç tha me humor Ronela e cila me siguri do të na dhurojë emocione të jashtëzakonshme nga Torino.