THIRRJE PËR NDJEKËSIT/ Rita Ora: Ju lutem dhuroni për “Unicef”, për gratë e prekura nga lufta në Ukrainë – AlpeGossip
THIRRJE PËR NDJEKËSIT/ Rita Ora: Ju lutem dhuroni për “Unicef”, për gratë e prekura nga lufta në Ukrainë

THIRRJE PËR NDJEKËSIT/ Rita Ora: Ju lutem dhuroni për “Unicef”, për gratë e prekura nga lufta në Ukrainë

Këngëtarja me origjinë shqiptrare, Rita Ora ka kërkuar ndihmë për të gjitha gratë e prekura nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë.

Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një fotografi ku bën një thirrje publike për ndihmë, duke shpërndarë një duke shpërndarë një nga postimet e UNICEF-it të Mbretërisë së Bashkuar, i cili aktualisht po mbledh fonde për të ndihmuar ukrainasit.

“Në këtë ditë ndërkombëtare të gruas, ju lutem konsiderojeni dhurimin te UNICEF UK, i cili është duke ndihmuar dhe mbështetu gratë e Ukrainës gjatë kësaj kohe shkatërruese”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e postimit.

Ju rikjtojmë se prej disa vitesh këngëtarja shqiptare është zgjedhur si ambasadore e “UNICEF”.

Në prill të vitit 2019, ajo realizoi një vizitë të veçantë me UNICEF-in në Kosovë, duke vizituar familjet nevojtare në disa zona të varfra të vendit të saj.

Ajo gjithashtu ka kënduar në shumë manifestime të kësaj organizate, të ardhurat e të cilave shkojnë për akuza të ndryshme sensibilizuese, kryesisht për gra dhe fëmijë.

Në prill të vitit 2019, ajo realizoi një vizitë të veçantë me UNICEF-in në Kosovë, duke vizituar familjet në nevojë në disa zona të varfra të vendit të saj.

Ajo gjithashtu ka kënduar në shumë manifestime të kësaj organizate, të ardhurat e të cilave shkojnë për akuza të ndryshme sensibilizuese, kryesisht për gra dhe fëmijë.