Mes uljesh dhe ngritjesh e shumë dashuri. Kështu mund të cilësohet historia mes Andit dhe Melisës, një romancë që nisi në emisionin “Përputhen”.
Mirëpo duket se marrëdhënia e ciftit ka përfunduar e kjo është pranuar nga vetë Melisa, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Dje me një postim ne InstaStory,Melisa na beri me dije se historisë se saj me Andin i kishte ardhur fundi.
“E penduar deri ne pike te fundit..” ishin disa nga fjalët qe ajo shkroi.
Pas kësaj deklarate ajo fshiu të gjitha fotot me Andin dhe e hoqi atë nga ndjekësit në Instagram, një veprim të tillë bëri dhe 25-vjeçari.
Por mesa duket, Melisa është penduar dhe ka kërkuar një rikthim me Andin. Ajo ka hedhur një foto në “Instagram”, ku shihet një vajzë duke qarë dhe shkruan:
“Mbase jam pak impulsive, me fal per fjalet e gabuara qe te thashe vetem pse isha me nerva”.