“ËNDRRA” I BËHET REALITET/ Arjola Demiri zbulon emisionin që do moderojë: Më ka marrë malli të rikthehem… – AlpeGossip
“ËNDRRA” I BËHET REALITET/ Arjola Demiri zbulon emisionin që do moderojë: Më ka marrë malli të rikthehem…

“ËNDRRA” I BËHET REALITET/ Arjola Demiri zbulon emisionin që do moderojë: Më ka marrë malli të rikthehem…

Teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Arjola Demiri tregoi një nga dëshirat e saj më të mëdha, e cila kishte të bënte me karrierën.

Në momentin kur aktorja e njohur nuk hapi kutinë e Pandorës, ajo u shpreh se ëndrra e saj është që të prezantonte emisionin e humorit “Portokalli”. Duke qenë se në kuti ishte një udhëtim në Disneyland me fëmijët, ajo refuzoi që ta hapte atë.

Ndërsa teksa ishte e ftuar në “Fan Club BB VIP”, Arjola tregoi se ishte shumë e lumtur për diçka që do të ndodhte. Edhe pse moderimin e “Portokallisë” nuk mundi ta marrë, ajo do të prezantojë një emision tjetër.

Disa sezone më parë, Demiri ka qenë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.

E ftuar dje në emisionin “N’majë t’gjuhës”, Arjola zbuloi se emisioni që ajo ka prezantuar do të rikthehet sërish shumë shpejt.

“Unë shpresoj ti ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës” , u shpreh Arjola Demiri.