NGJYRA, HUMOR DHE ENERGJI POZITIVE/ Elvana Gjata ka një sekret për çdo pranverë – AlpeGossip
NGJYRA, HUMOR DHE ENERGJI POZITIVE/ Elvana Gjata ka një sekret për çdo pranverë

NGJYRA, HUMOR DHE ENERGJI POZITIVE/ Elvana Gjata ka një sekret për çdo pranverë

Vetëm 1 ditë më parë, Elvana Gjata publikoi bashkëpunimin e fundit me Bardhin, “Ex”, i cili ra menjëherë në sy jo vetëm për ritmet, por dhe ngjyrat e shumta.
Me pamjen e një vajze shtëpie, që feston në oborr, Elvana u shfaq ndryshe nga projektet e tjera ku ka qenë gjithmonë vajza me “look-un” avangard dhe modern.
Gjata ka shfaqur edhe anën e saj rozë, versionin me humor që ndjekësit e duan shumë dhe që vetë këngëtares duket se i shijon mjaftueshëm.
Spontaniteti i Elvanës është një tjetër çelës suksesi që me siguri do ta pëdorë edhe më vonë. Një vit më parë Gjata solli një kopësht plot lule në albumin e ri dhe duket se çdo mars do të keni një të tillë, me energji të mirë për të shijuar verën që afrohet.

VIDEO