“TË ULET ME KËMBË NË TOKË”/ Jasmina zbulon dy vajzat e “Për’puthen” që u ka bërë bllok – AlpeGossip
“TË ULET ME KËMBË NË TOKË”/ Jasmina zbulon dy vajzat e “Për’puthen” që u ka bërë bllok

“TË ULET ME KËMBË NË TOKË”/ Jasmina zbulon dy vajzat e “Për’puthen” që u ka bërë bllok

Ka disa ditë që Jasmin Kadriu është në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, për shkak se u përfol për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur, Ardian Bujupi.

Ky i fundit ka zgjedhur ish-konkurrenten e “Për’puthen” që të jetë pjesë e klipit të këngës së tij më të re, e si pasojë të gjithë menduan se ata kishin nisur një romancë.

Asnjëri nga të dy nuk e kanë mohuar apo pohuar lajmin, madje kanë dhënë edhe deklarata mjaft kontradiktore lidhur me këtë fakt.

Ndërsa së fundmi, Jasmina ka qenë e ftuar në “Prive” ku ka folur edhe për disa prej konkurrenteve të “Për’puthen”. Ajo ka zbuluar se u ka bërë bllok në “Instagram” Sindi Locit dhe Melisa Lleshit.

Sipas Kadriut, dy vajzat nuk kanë qenë korrekte në marrëdhënien e shoqërisë mes tyre.

“Melisën sepse nuk u tregua korrekte për diçka qejfi dhe kur personat nuk janë aty për një gjë qejfi, i mendoj për halle dhe thjesht nuk ka qenë korrekte në marrëdhënien tonë. Ndërsa, Sindi nuk e kupton që mund të kesh vetëpëlqim, mund t’i thuash vetes që je më e mira, por kur del në jetën reale nuk rrethohet asnjë gjë, nuk shkon asnjë gjë rreth teje. Kështu që do t’i thoja vetëm të ulet me këmbë në tokë dhe për mua është në rregull”, u shpreh ajo.