“TË SHIKOJ SI OBJEKT SEKSI”/ Linda Halimi shokon me deklaratat e saj: U dëshpërova, isha me bashkëshortin dhe… – AlpeGossip
“TË SHIKOJ SI OBJEKT SEKSI”/ Linda Halimi shokon me deklaratat e saj: U dëshpërova, isha me bashkëshortin dhe…

“TË SHIKOJ SI OBJEKT SEKSI”/ Linda Halimi shokon me deklaratat e saj: U dëshpërova, isha me bashkëshortin dhe…

Ndonëse nuk është pjesë aktive e industrisë së muzikës shqiptare, Linda Halimi është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh vendoset në qendër të mediave rozë. Së fundmi këngëtarja ka treguar fillimet dhe tentativat e para për karrierë në Amerikë, duke bërë deklarata të forta.

Ajo ishte e ftuar në një emision ku u pyet për nisjen e karrierës së saj në Amerikë dhe marrëdhënien me menaxherët e saj. Por, ajo ka habitur me deklaratën se shumë nga producentët e njohur në SHBA i shikojnë këngëtaret femra më shumë si objekt seksi dhe ajo si artiste.

Madje, këngëtrja rrëfeu disa nga eksperiencat e saj me producentët atje, ku tha se një nga ata e ka ngacmuar seksualisht në prani të bashkëshortit të saj.

Rrëfimi i plotë:

“Në fillim kur kam ardhur në Amerikë s’kam pasur akënd, s’më ka njohur askush. Domethënë vetëm shqiptarët që jetonin këtu, që më kanë parë në skenat shqipatre, por askush tjetër nuk më njihte. Kam filluar nga zerome studio, me këngë të reja, me përmirësimin e theksit, kam pasur periperci të ndryshme që nuk kanë funksionuar. Kam punuar me njerëz shumë të mëdhenj, punoja me menaxherin e Idris Elba, punuam një vit e gjysëm bashkë kemi regjistruar shumë këngë bashkë edhe në fund më tha që mund të shkoj në Afrikë me Idris Elba se është duke bër një film edhe duhet një vit e gjysmë kohë ta prisja. Unë thashë jo. Pastaj punova me London on da Track, është një ndër producentët më të mëdhenj. Mirëpo punova me aristë edhe me muzikantë shumë të mëdhenj,por gjithë problemi të kesh menaxhim të mirë, nuk kam pasur njerëz që… Si artiste femër, zakonisht… nëse mund ta them në tv, më shumë të shohin si objekt seksi sesa si artiste. E kam vuajtur këtë gjë, kur shkoja në studio e bëja këngën në orën tre, isha edhe me bashkëshortin. Ai për shembull bënte sikur nuk është bashkëshorti im se nuk donte që të prishte punë, edhe pastaj pasi mbaronte kënga, një prodcent me emër (më tha): çfarë po bën pak më vonë, a dëshiron të shohësh një film. Thashë: “Pse të shikoj unë film me ty”. Ndihesha në siklet shumë, këshu që pas disa kohësh u dëshpërova pak a shumë dhe vendosa ta merrja pushim. Vendosa të mos merresha me industri. Më vënë shumë në siklet ato situata. Ka pasur raste që edhe i kam raportuar që i kam thënë menaxheri që është ky producent po më bën presion të tillë, edhe gjithmonë për të mos e bërë problem më të madh e kam lënë e aq. Më thonin: “hajde shkojmë bashkë në një fundjavë”, (pyetje) Dhe nëse thoje jo, ndërpritej bashkëpunimi? Ndërpritej gjithçka aty.”– tha ajo në emisionin “Goca dhe Gra.”