A NDIKOJNË RROBAT QË VESHIM NË HUMORIN TONË? Çfarë thonë ekspertët – AlpeGossip
A NDIKOJNË RROBAT QË VESHIM NË HUMORIN TONË? Çfarë thonë ekspertët

A NDIKOJNË RROBAT QË VESHIM NË HUMORIN TONË? Çfarë thonë ekspertët

Rrobat që vishni mund të zbulojnë shumë për ju, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjyrat. Ekspertët kanë zbuluar se ngjyra e rrobave mund të ndikojë në mënyrën se si do të ndiheni.Në psikologji është i njohur termi “veshje dopamine”, ku duhet të vishni rroba që do t’ju përmirësojnë humorin me ngjyrën, teksturën dhe stilin dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Çfarë është dopamina?

Dopamina njihet si një nga hormonet e lumturisë, së bashku me serotoninën, e cila ndikon fuqishëm në humorin e njerëzve. Kur nivelet e dopaminës janë të larta, ne priremi të ndihemi mirë dhe me humor të mirë dhe të kemi më shumë motivim. Nivelet e ulëta, shkaktojnë ndjenja negative që manifestohen me sjellje depresive, ankth, mungesë energjie dhe motivimi.

Çfarë është veshja me dopamine?

Të gjithë e dimë që mënyrat natyrale përt të rritur dopaminën janë gjumi i rregullt dhe i qetë, aktiviteti fizik, dëgjimi i muzikës së mirë. Por tani duhet të shtoni dhe rrobat në këtë listë. Ky koncept ka të bëjë me veshjen e ngjyrave, teksturave dhe stileve që inkurajojnë një person të ndihet mirë.