“A PO VJEN TA BËJMË NJË BEBE?” Nora Istrefi gati për një fëmijë të dytë? – AlpeGossip
“A PO VJEN TA BËJMË NJË BEBE?” Nora Istrefi gati për një fëmijë të dytë?

“A PO VJEN TA BËJMË NJË BEBE?” Nora Istrefi gati për një fëmijë të dytë?

Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi janë mjaf aktive në rrjetet e tyre sociale ku mbështesin njëra-tjetrën edhe në projektet e tyre muzikore. Kjo e fundit ka publikuar edhe këngën e saj të re pas dy vitesh mungesë në tregun muzikor.

Por, vëmendje të madhe ka marrë edhe mbështetja që i ka dhënë motra e saj Nora Istrefi përmes një postimi në Instagram.

“Syte e tu po thojn, a po vjen të bëjmë… Një bebe”, ka shkruar Nora Istrefi bashkëngitur me foton e postuar në profilin e saj, ku i ka bërë tag Era Istrefit.

Një pjesë e këtij shkrimi është pikërisht teksti i këngës së re të Era Istrefit e cila titullohet “BEBE”, por ajo që ka bërë përshtypje të madhe dhe ka sjellë shumë komente është pjesa “një bebe” që ka shkruar Nora.

Ndërkohë teksti i motrës së saj thotë:

“Sytë e tu po thonë

A po vjen po e bën

Bebi”

Menjëherë ndjekësit e kanë lidhur postimim me ish-bashkëshortin e këngëtares, Rober Berishën, me të cilin ka edhe nja vajzë Renee.

Dyshja i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare, ndërsa nuk kanë treguar arsyen e këtij vendimi. E pyetur gjatë intervistave për ndarjen, Nora ka thënë se po mundohet që së bashku me Robert Berishën ta menaxhojë mirë, që vajza e tyre të mos e ndjejë këtë problem.