“NUK JAM SI TI. AS UNË…”/ Bora dhe Beatrix e kanë me njëra-tjetrën?! Publikojnë këngët në të njëjtën orë – AlpeGossip
“NUK JAM SI TI. AS UNË…”/ Bora dhe Beatrix e kanë me njëra-tjetrën?! Publikojnë këngët në të njëjtën orë

“NUK JAM SI TI. AS UNË…”/ Bora dhe Beatrix e kanë me njëra-tjetrën?! Publikojnë këngët në të njëjtën orë

Bera Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë prej kohësh “trekëndëshi” më i përfolur i shoëbizz-it shqiptar me të gjitha ngjarjet që i kanë rrethuar.

Rrugët e Borës dhe Donaldit duket se u ndanë në momentin kur ky i fundit nisi lidhjen me Beatrix, por ujërat u trazuan sërish pasi të dy këta u ndanë.

Megjithatë, së fundmi duket se vajzat kanë filluar përplasjet me njëra-tjetrën

Moderatorja ka njoftuar se mbrëmjen e sotme, në orën 20:00 do të publikojë këngën e saj debutuese me titull “Nuk jam si ti”. Ajo ka shpërndarë foto në rrjetin social Instagram, ku shprehet se mezi pret që ta ndajë këtë këngë me publikun.

Por nga ana tjetër, dhe Beatrix ka njoftuar se do të publikojë këngën e saj më të re po ashtu mbrëmjen e sotme në orën 20:00. Fakti më interesant është titulli i këngës së saj, “As unë si ti”, i cili duket si një përgjigje e drejtpërdrejtë për këngën e Borës.

“Nuk jam si ti!”,“As unë si ti”/ Bora dhe Beatrix e

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes dy vajzave, por e sigurt është që të dyja këngët do të jenë hite që do na shoqërojnë gjatë gjithë kohës.