NGA MIKE NË RIVALE/ Si nisi dhe përfundoi me akuza raporti i Fifit dhe Arjola Demirit – AlpeGossip
NGA MIKE NË RIVALE/ Si nisi dhe përfundoi me akuza raporti i Fifit dhe Arjola Demirit

NGA MIKE NË RIVALE/ Si nisi dhe përfundoi me akuza raporti i Fifit dhe Arjola Demirit

Jo çdo gjë që ndodh në ‘Big Brother’ mbetet në ‘Big Brother’…

Ndonëse për shumë persona mund të jetë thjesht një lojë dhe trampolinë për vëmendje, shumë prej ish-banorëve të këtij edicioni të spektaklit të njohur kanë treguar të kundërtën.

Shembulli i fundit vjen nga Arjola Demiri dhe Filloreta Raçi e njohur thjesht si Fifi, të cilat ndonëse nuk kanë debatuar me njëra-tjetrën, aktorja duket se nuk e ‘përtypi’ dot mbështetjen e këngëtares për Donald Veshajn pak ditë para finalës.

Në fakt marrëdhënia mes dy vajzave ka patur goxha lëkundje që kur Fifi ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Një prej debateve më të forta prej tyre ishte ai për Granitin, për të cilin Arjola mendonte se nuk kishte ndjenja për Fifin dhe e këshilloi këtë të fundit mos të shpenzonte më kohë pas tij. Gjë e cila nuk u prit mirë nga Fifi që i kërkoi mos të ndërhynte më në marrëdhënien e saj dhe modelit.

Megjithatë, me kalimin e ditëve ato i përmirësuan raportet dhe filluan të shkonin shumë mirë bashkë. Kur Fifi vendosi të largohej nga formati, Arjola shpërtheu në të qara gjë që u komentua jo pak në rrjetet sociale. Por, duket se kjo dhe fotot që u bënë meme në rrjete sociale i përkasin të kaluarës.

Hyrja e Fifit në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe fjalët për Donaldin që mërzitën Arjolën

Krisja e tyre nisi pasi Fifi u rikthye në “Big Brother VIP” pak para finales për të surprizuar Monikën me të cilën ka një lidhje të ngushtë. Ajo u takua me të gjithë banorët por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin. Ajo e inkurajoi atë dhe i kërkoi të fitonte spektaklin edhe për të.

Mirëpo, gjithë kjo Arjolës i është dukur e papritur. Asokohe ajo u shpreh se nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin, duke shtuar se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira.

Vetë Fifit iu kërkua të përballej me aktoren por ajo refuzoi të ishte pjesë e studios gjatë një prej spektakleve.

Debati në “Post Big Brother VIP”

Përballja e tyre ndodhi vetëm në “Post Big Brother VIP” ku u kujtuan momentet e vështira që Fifi ka kaluar në shtëpi, para se të merrte vendimin për të dalë. Këngëtarja u shpreh se asnjë nga konkurrentët nuk kishte pse t’i qëndronte pranë, nëse nuk donin.

Nga ana tjetër, Arjola u shpreh se i ka qëndruar pranë Fifit për çdo gjë por u shpreh se nuk e ka marrë dashurinë dhe mbështetjen në këmbim. “Nuk kisha pritshmëri. Ideja që unë e kam gjetur veten në krahun e Fifit dhe fjalët që më tha ishin fjalë mbështetëse. Dhe kur doli në krahun e Donaldit nuk është se u zhgënjeva sepse nuk kisha ndonjë pritshmëri të madhe. Ajo u kishte thënë dy njerëzve të njëjtën gjë dhe më bëri të besoj se fjalët që më kishte thënë mua nuk vlenin dhe nuk ishin të vërteta.”- deklaroi Arjola.

Krisja edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP”

Kur nuk dihej se si po shkonte marrëdhënia mes tyre, një rreng i Monika Lubonjës e cila ishte e ftuar në “E Diell” të dielën nxori në pah se raporti mes tyre nuk ishte aspak i mirë dhe dy vajzat nuk janë sqaruar me njëra-tjetrën. Monika e mori në telefon për t’i kërkuar ‘llogari’ se pse ka folur keq për të pas krahëve.(pjesë e lojës) Mirëpo, në fund të telefonatës Fifi bëri një deklaratë që askush nuk e priste duke treguar se Arjola i ka bërë bllok në Instagram.

Pasi deklarata e saj bëri xhiron e rrjetit, Arjola reagoi me një postim në Instastory, duke shkruar se “lajkatarët duken si shokë” ku shtoi se kurrë s’duhet nënvlerësuar fuqia e një gruaje “Alfa”. Ajo e bëri shkrimin krahas një fotoje, ku u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, por ajo që i binte në sy ishte edhe tatuazhi në krahun e saj ku shkruhej “Alpha.” ”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”- thuhet në statusin e plotë të aktores.

Ndërkohë, nuk ka ende një reagim nga ana e Fifit.