ARBANA OSMANI “SHPËRTHEN” NË LOT/ Çfarë ndodhi që moderatorja u emocionua në këtë mënyrë (VIDEO) – AlpeGossip
ARBANA OSMANI “SHPËRTHEN” NË LOT/ Çfarë ndodhi që moderatorja u emocionua në këtë mënyrë (VIDEO)

ARBANA OSMANI “SHPËRTHEN” NË LOT/ Çfarë ndodhi që moderatorja u emocionua në këtë mënyrë (VIDEO)

Arbana Osmani këtë periudhë ka vendosur t’i dedikohet plotësisht vetes dhe dëshirave të saj.

Moderatorja e njohur prej disa ditësh ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Eduart Grishajn. Mirëpo çifti mesa duket do të zhvillojë një tur udhëtimesh. Nga SHBA-ja ato janë zhvendosur në Londër. Disa minuta më parë Arbana ndau me ndjekësit e saj në Instagram një moment romantik që kishte rastisur teksa po ecte dje në park. Një burrë i ka propozuar të dashurës së tij, dhe kaq ka mjaftuar që moderatorja të “shpërthejë” në lot.

“Ne po ecnim në park dje dhe dëshmuam një moment romantik të dy personave komplet të huaj. Dhe hamendësoni kush nisi të qaj.Dhe ajo tha po,”-shkruan Osmanin krahas videos së postuar.

 

VIDEO

Ndërkohë ju kujtojmë që çifti i njohur i showbizit shqiptar janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ndonëse moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë deri tani nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që po presin por në media aludohet se do bëhen me vajzë.