U PËRFOL PËR LIDHJEN ME DONALDIN/ Beatrix “shpërblehet” me çmimin e publikut – AlpeGossip
U PËRFOL PËR LIDHJEN ME DONALDIN/ Beatrix “shpërblehet” me çmimin e publikut

U PËRFOL PËR LIDHJEN ME DONALDIN/ Beatrix “shpërblehet” me çmimin e publikut

Finalja e madhe e edicionit të 19-të “Netët e Klipit Shqiptar” nxori fituese Beatrix Ramosaj. Ajo fitoi çmimin më të madh, atë të publikut për këngën “By my Side”.

Këngëtarja ishte përballë me Alban Skënderjat mirëpo edhe pse në rrjete sociale u kryqëzua për raportin me Donald Veshaj ka arritur të fitojë çmimin e publikut. Teksa ka fituar çmimin Triksa ka thënë dhe disa fjalë për të pranishmit dhe ndjeksëit e saj. Ajo është shprehur se i ka lënë të tjerët të flasin për të dhe se ndihet më e fuqishme se kurrë më parë dhe e angazhuar me projekte.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte. Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve.”-shprehet Triksa

Ndërsa kur e kanë pyetur për lajmet e fundit referuar bashkimit Bora-Donald Beatrix ka shtuar se nuk është e mërzitur dhe se nuk i shikon lajmet.

“Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë.”-ka shtuar Beatrix.