Duket se reshjet e shiut që pushtuan vendin tonë, kryesisht Tiranën gjatë ditës së djeshme, kanë bërë paksa nostalgjike Monika Lubonjën. Teksa po udhëtonte me makinë, shiu i ka sjellë ish-banores së “Big Brother VIP” një çast malli.
Aktorja e njohur ka publikuar në rrjetet sociale një video ku interpreton vargjet e një prej poezive më ikonike të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Ndërkohë bashkëngjitur me videon Monika ka shkruar: “Një tingull shiu më solli një çast malli”. Nuk mund të themi me siguri se çfarë i kujtoi shiu aktores, por me siguri dikë që nuk është më pjesë e jetës së saj.