“MË VJEN KEQ PËR TA”/ Dafina Zeqiri ka dy fjalë për ata që e kopjojnë: Do i vijë dita që… – AlpeGossip
“MË VJEN KEQ PËR TA”/ Dafina Zeqiri ka dy fjalë për ata që e kopjojnë: Do i vijë dita që…

“MË VJEN KEQ PËR TA”/ Dafina Zeqiri ka dy fjalë për ata që e kopjojnë: Do i vijë dita që…

Këngëtarja Dafina Zeqiri është një ndër artistet më të suksesshme të estradës shqiptare. Ajo numëron  me miliona klikime në projektet e saj muzikore të cilat i ka kthyer në hite përgjatë gjithë këtyre viteve të karrierës së saj.

E ftuar speciale në “Why Not”, Dafina ka folur për njerëzit të cilët e kopjojnë dhe presionin që i duhet të kalojë.

Ajo u shpreh se i vjen keq për këta njerëz dhe se një ditë do ti kuptojnë gabimet e tyre por iu duhet kohë të kuptojnë dhe vetveten e tyre.

“Është një lloj presioni edhe pse varet se si ke kaluar ditën. Por më shumë më vjen keq për ta sepse disa njerëz kanë nevojë për kohë për të njohur vetveten. Nuk i marrë shumë afër zemrës sepse vjen dita që i kuptojnë gabimet e veta dhe… është pjesë e karrierës besoj”- u shpreh artistja.