Reperi Arian Agushi, i njohur si Gold Ag do bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë Ariani në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës.
Dyshimet lindën javë më parë, kur ai dhe Ermira morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit. Asokohe reperi nuk e pranoi zhvillimin duke preferuar të mos e komentojë, por sot ka vendosur ta konfirmojë.
Fëmija pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator.