Loredana ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ka folur si rrallëherë për jetën private. Reperja ka treguar se po del me dikë, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar.
“A po del në takime, nëse jo kur ishte takimi yt i fundit?”, i ka shkruar një ndjekës. “Tani”, është përgjigjur Loredana.
Më tej një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse është në një lidhje dhe këtu reperja i ka bërë lëmsh të gjithë. “PoJo”, është përgjigjur ajo. Mos ndoshta ajo dhe personi me të cilin po del janë ende në fazën e njohjes?
Loredana është pyetur dhe nëse vazhdon të ketë kontakte me Mozzikun dhe jo nuk ka!