SHOQËROI MATURANTIN NË MBRËMJEN E MATURËS/ Antonela Berisha: Nuk i kishte thënë askujt… (FOTO) – AlpeGossip
SHOQËROI MATURANTIN NË MBRËMJEN E MATURËS/ Antonela Berisha: Nuk i kishte thënë askujt… (FOTO)

SHOQËROI MATURANTIN NË MBRËMJEN E MATURËS/ Antonela Berisha: Nuk i kishte thënë askujt… (FOTO)

Antonela Berisha ka qenë dje në një mbrëmje mature, ku ka realizuar ëndrrën e një maturanti që dëshironte ta kishte pranë tij.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” ishte sot në studion e “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi se djali në fjalë i kishte shkruar që ta shoqëronte në mbrëmjen e maturës.

“I thashë po. Kur më tha jam në Lushnjë, thashë ‘obobob’. Isha me mamin dhe ajo më tha do shkosh, pasi i premtove. Pastaj shkova, takova edhe familjarët e tij. Shkova pak me vonesë dhe më shkruante ‘a do vish’. Nuk i kishte thënë askujt se mendonte se edhe mund të mos shkoj.

Shkova nga ora 19:00 dhe qëndrova deri në 21:00. Isha edhe te gjimnazi ku bëhej parada. Kur hymë ne, ata na panë dhe thoshin ‘se çfarë do kjo këtu?’”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Shoqëroi maturantin nga Lushnja në mbrëmjen e maturës,

Antonela shtoi se vetë nuk ka bërë mbrëmje mature, e prandaj vendosi që të mos refuzonte ftesën e maturantit.

“Në Itali nuk përdoret mbrëmja e maturës. Unë kam bërë shkollën e modës dhe bëhet një sfilatë ku prezanton veshjet. Gjithmonë më ka ngelur fiksim një mbrëmje mature dhe shkova pa fustan, por me pantallona. Zgjodha një veshje të thjeshtë, një bust, një palë pantallona dhe vendosa doreza”, përfundoi Berisha.

Shoqëroi maturantin nga Lushnja në mbrëmjen e maturës,

Shoqëroi maturantin nga Lushnja në mbrëmjen e maturës,