JO NJË POR DY DASMA? Nga natyra e Ledri Vulës dhe deri tek takimi i parë me Sara Hoxhën, prindërit e reperit i zbulojnë të gjitha – AlpeGossip
JO NJË POR DY DASMA? Nga natyra e Ledri Vulës dhe deri tek takimi i parë me Sara Hoxhën, prindërit e reperit i zbulojnë të gjitha

JO NJË POR DY DASMA? Nga natyra e Ledri Vulës dhe deri tek takimi i parë me Sara Hoxhën, prindërit e reperit i zbulojnë të gjitha

Prindërit e Ledri Vulës, Xheraldina dhe Agron Vula kanë folur në ‘Pardon my French’ për jetën e tyre por gjithashtu janë ndalur dhe tek marrëdhënia që kanë me reperin dhe nusen e tyre Sara Hoxhën.

Ata u shprehën se tashmë vëmendjen dhe rëndësinë më të madhe në familje e ka mbesa e tyre Poem Blu. Xheraldina nuk ngurroi të tregonte se nusen dhe mbesën i konsideron tashmë si dy vajzat e saj.

“Ledri dhe Sara tani janë në plan të dytë. Plani i parë është Poi. Dashuria ndaj ‘syrit të syrit’ është diçka… Unë tani i kam dy vajza, Sarën dhe Poin”,- u shpreh ajo.

Përsa i përket karakterit të Ledrit dhe si është ai si djalë, Xheraldina e përshkruan të birin e saj me fjalët më të ëmbla.

“Ledri është pak introvert. Nuk del nga shtëpia pa i përqafuar dhe përshëndetur të gjithë. Është shumë i dashur, është shumë empatik, e ka qejf botën e vetë, kohën e vetë. Sara po ia kupton botën shumë mirë. Kohën e vetë e sakrifikon për Poin. Thotë mos më festoni ditëlindjen, mos më bëni surpriza, por kur ia bëjmë, i shijon shumë”.

Si ka qenë takimi i parë i Sarës me Xheraldinën, a arriti tja fitoj zemrën menjëherë? Ja si përgjigj ajo.

“Dashuria për Sarën erdhi shumë natyrshëm, për shkak se Sara është shumë e ngrohtë. Ledri është i ngrohtë me njerëzit por nuk rri gjatë. Sara është shumë e shoqërueshme, shumë e ngrohtë me njerëzit. Ajo u fut me komplet atë ngrohtësinë, sytë jeshil, me atë buzëqeshjen. Nëna ime thotë këtë vajzë si ta kishe bërë ti”.

Një pyetje që shpesh herë iu është bërë dhe Sarës me Ledrin është nëse ata do të bëjnë një dasmë. Dhe pse dyshja nuk ka dhënë një përgjigje të saktë pasi e kanë shprehur se janë ende të pavendosur kësaj pyetjeje nuk i shpëtuan as prindërit e reperit.

“I kam thënë të bëjë dy dasma. Një për miqtë e një për familjarët”- u përgjigj Argoni.