“ALPHA SHOW”/ Zbulohet numri i pjesëmarrësve në koncertin gjigand të Noizy-t – AlpeGossip
“ALPHA SHOW”/ Zbulohet numri i pjesëmarrësve në koncertin gjigand të Noizy-t

“ALPHA SHOW”/ Zbulohet numri i pjesëmarrësve në koncertin gjigand të Noizy-t

Ashtu siç e kishte premtuar, Rigels Rajku ose ndryshe i njohur Noizy i dhuroi publikut të tij mbrëmjen e 14 gushtit koncertin e madh ‘Alpha Show’ me një super performancë.

Artistët shqiptar që performuan në skenën e Alpha Show-t të cilët kanë sjellë bashkëpunime të fuqishme bashkë ishin: Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj.

Teksa nuk munguan as kolegë të cilët nuk kanë bashkëpunuar me reperin deri tani, por që nuk hezituan të shprehin mbështetjen e tyre me performanca të mrekullueshme. Të tillë si: Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Orhidea Latifi ose Kida apo edhe Stresi.

Reperi ftoi në koncertin e tij dhe artistë të huaj nga Gjermania, Anglia apo Italia të cilët dhuruan një performancë të zjarrtë për publikun shqiptar.

Koncerti i organizuar u ndoq nga mijëra fansa të reperit apo dhe të gjithë këngëtarëve së bashku. Dukej qartazi se numri i pjesëmarrësve ishte goxha i madh.

Noizy bëri të ditur se pëe herë të parë në Shqipëri ka pasur një numër të lartë të biletave të shitura (rreth 18 mijë). Por sa ishte numri i pjesëmarrësve në koncertin ‘Alpha’?

Burime për “lokimagazine.com” bëjnë të ditur se në koncertin “Alpha Show” ishin plot 15 mijë persona.

Ky koncert është ideuar dhe iniciuar nga vetë Noizy, artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.

Pas 16 vitesh të sukseshme në karrierën e tij muzikore, reperi arriti ta realizojë këtë projekt gjigand, të cilin pretendon ta kthejë në festival, si traditë të përvitshme të Tiranës e Shqipërisë.