“BËM MAMA, TË TË NGJAJ”/ Vajza e Arjola Demirit rrëmben vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit (FOTO) – AlpeGossip
“BËM MAMA, TË TË NGJAJ”/ Vajza e Arjola Demirit rrëmben vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit (FOTO)

“BËM MAMA, TË TË NGJAJ”/ Vajza e Arjola Demirit rrëmben vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit (FOTO)

Bëm mama të të ngjaj! Kjo do të ishtë shprehja perfekte që do t’i shkonte postimit të fundit të vajzës së Arjola Demirit.

 

Eksperienca në Big Brother Vip dhe gjitha ngjarjet që e pasuan atë e kanë shëndrruar aktoren në një nga personazhet me të ndjekura në rrjetet sociale.

Gjatë kësaj periudhe, vëmendje të madhe kanë marrë edhe fëmijët e Arjolës, të cilët disa herë janë bërë protagonist edhe në shtëpinë e Big Brother Vip.

Së fundmi Demiri është emocionuar teksa ka vënë re sa është rritur “bebja” e saj. Ajo Ka ripostuar një foto të vajzës së saj të madhe Helgës . Kjo e fundit ka pozuar me një fustan të verdhë, i cili i vë në pah gjithë hijeshinë e saj.
“Po kur u rrite moj bebe,”-shkruan Arjola në Instastory.

Më herët kujtojmë që pas akuzave të ndjekësve për fotoshop, aktorja d ka reaguar, duke u shprehur se ndjehet mirë me trupin e saj, me gjithë strijat dhe celulitin.

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksion in tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë.

 

Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola, krah fotos që nuk ka edituar trupin, ama për fytyrën dukej qartazi që ka përdorur “Face App”.